Biseda Trump – Putin nuk kishte “moralizime”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i43755-biseda_trump_putin_nuk_kishte_moralizime
Ministri i jashtëm rus ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump nuk e ka ngritur çështjen e të drejtave të njeriut gjatë bisedes telefonike të 28 janarit me presidentin rus, Vladimir Putin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 30, 2017 18:23 Europe/Tirane
  •  Biseda Trump – Putin nuk kishte “moralizime”

Ministri i jashtëm rus ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump nuk e ka ngritur çështjen e të drejtave të njeriut gjatë bisedes telefonike të 28 janarit me presidentin rus, Vladimir Putin.

Në të kaluarën, zyrtarët rusë kanë shprehur zemërim lidhur me përpjekjet e perëndimit t’i jap leksione qeverisë së Rusisë se si t’i trajtojë qytetarët e saj dhe si të sillet në skenën ndërkombëtare. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se biseda e parë telefonike në mes të dy presidentëve prej inaugurimit të Trumpit më 20 janar është karakterizuar nga “respekti i ndërsjellë” dhe dëshirës “për të biseduar pa moralizuar, duke u përqëndruar në interesat kombëtare të secilit shtet”. Trump ka lënë të kuptohet se dëshiron përmirësimin e marrëdhënieve ruso-amerikane, të cilat janë përkeqësuar shumë pas ndërhyrjeve ruse në Ukrainë dhe dyshimeve për sulmet kibernetike ruse në zgjedhjet amerikane.