Theksohet mbështetja më e madhe e Evropës ndaj fëmijëve refugjatë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i43771-theksohet_mbështetja_më_e_madhe_e_evropës_ndaj_fëmijëve_refugjatë
Bashkimi Evropian ditën e hënë ka kërkuar mbështetje më të madhe ndaj fëmijëve të shpërngulur të cilët janë bërë viktimë e abuzimeve të ndryshme në kontinentin e Evropës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 31, 2017 03:56 Europe/Tirane
  • Theksohet mbështetja më e madhe e Evropës ndaj fëmijëve refugjatë

Bashkimi Evropian ditën e hënë ka kërkuar mbështetje më të madhe ndaj fëmijëve të shpërngulur të cilët janë bërë viktimë e abuzimeve të ndryshme në kontinentin e Evropës.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Dimitris Avramopolos, komisioneri për emigrim dhe çështje të brendshme të BE, të hënën ka kërkuar nga vendet anëtare të BE që të bëjnë përpjekje më të mëdha për t'i dhënë fund trafikimit të fëmijëve refugjatë që shumica e tyre bëhen viktimë e abuzimeve të ndryshme duke përfshirë edhe skllavërinë seksuale. Komisioneri për emigrim dhe çështje të brendshme të BE me këtë rast theksoi se shumica e fëmijëve të shpërngulur që kanë mbetur pa kujdestar, shumë lehtë bien në kurthin e bandave të trafikimit të qenieve njerëzore, trafikimit të drogës dhe të grupeve të tjera kriminele dhe si pasojë bëhen viktimë e abuzimeve të ndryshme. Vlen të theksohet se statistikat zyrtare të publikuara nga autoritetet e BE tregojnë se rreth 90 mijë fëmijë pa kujdestar gjatë vitit 2015 kanë hyrë në Evropë së bashku me refugjatët e tjerë.