KS i OKB mbledhje urgjente rreth Iranit
Këshilli i Sigurimit i OKB mbanë një mbledhje urgjente në lidhje me pretendimet se Iranit ka testuar një raketë balistike.
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se diplomatët kanë bërë të ditur mbajtjen e një mbledhje urgjente të KS të OKB sot për të shqyrtuar pretendimet se Irani ka testuar një raketë balistike me rreze të mesme veprime. Kjo mbledhje urgjente e KS të OKB mbahet me kërkesën e Amerikës dhe pas paraqitjes së një kërkese nga ambasadori i regjimit sionist për reagim të OKB në lidhje me këtë çështje. Pretendimi i Dani Danon, ambasadori i regjimit sionist në OKB, se ky testim shkel rezolutat e KS të OKB për ndalimin e kryerjes së testimeve të raketave balistike me kapacitet bartjen e kapsulave bërthamore nga ana e Iranit. Ai në një pretendim qesharak tha se anëtarët e KS të OKB duhet të reagojnë ndaj këtij veprimi të Iranit që kërcënon jo vetëm Izraelin, por të gjithë Lindjen e Mesme.