Trump shkarkon kryeprokuroren
https://parstoday.ir/sq/news/world-i43837-trump_shkarkon_kryeprokuroren
Donald Trump shkarkoi Prokuroren e Përgjithshme në detyrë, Sally Yates, sepse refuzoi të zbatonte urdhrin e tij ekzekutiv mbi emigracionin dhe refugjatët.Yates, e caktuar gjatë kohës kur në krye të Shtëpisë së Bardhë ishte ende Barack Obama, i urdhëroi juristët e Departamentit amerikan të Drejtësisë të mos e vinin në jetë urdhrin, që ka shkaktuar kaos e pështjellim.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 31, 2017 14:41 Europe/Tirane
  • Trump shkarkon kryeprokuroren

Donald Trump shkarkoi Prokuroren e Përgjithshme në detyrë, Sally Yates, sepse refuzoi të zbatonte urdhrin e tij ekzekutiv mbi emigracionin dhe refugjatët.Yates, e caktuar gjatë kohës kur në krye të Shtëpisë së Bardhë ishte ende Barack Obama, i urdhëroi juristët e Departamentit amerikan të Drejtësisë të mos e vinin në jetë urdhrin, që ka shkaktuar kaos e pështjellim.

Në deklaratën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, shkarkimi justifikohet me arsyen se kryeprokurorja ka sfiduar një urdhër të ligjshëm, i cili synon mbrojtjen e qytetarëve amerikanë. “Yates praktikisht e ka tradhtuar Departamentin e Drejtësisë”, lexohet aty.Ajo vet e bëri të qartë se nuk beson që mbështetja e këtij urdhri do të ishte në një linjë me detyrimin solemn të institucionit për të kërkuar gjithmonë drejtësinë e për t’i dalë në krah asaj çfarë është e drejtë.Demokratët e lavdëruan sjelljen e kryeprokurores.“Dua të përshëndes Sally Yates për qëndrimin e saj të mbështetur në parimin moral dhe ligjor të traditës më të lartë të Departamentit të Drejtësisë. Sundimi i ligjit dhe morali janë më të rëndësishme se politika e momentit dhe se dekretet impulsive të një udhëheqësi, që mesa duket nuk arrin ta kuptojë ligjin”, tha Richard Blumenthal, senator demokrat nga Connecticut.Vendin e Yates e zuri prokurori i Distriktit Lindor të Virxhinias Dana Boente. Ai e bëri me shpejtësi betimin të hënën mbrëma, në 21:00 sipas orës së Uashingtonit. Yates duhej të shërbente si Prokurore e Përgjithshme deri në konfirmimin e Jeff Sessions, të emëruar në këtë post nga Trump.