NATO nuk është duke kërkuar konfrontim me Rusinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i43839-nato_nuk_është_duke_kërkuar_konfrontim_me_rusinë
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca dhe administrata e re amerikane pajtohen për nevojën e dialogut me Rusinë "nga një pozicion i forcës". 
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 31, 2017 14:46 Europe/Tirane
  • NATO nuk është duke kërkuar konfrontim me Rusinë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca dhe administrata e re amerikane pajtohen për nevojën e dialogut me Rusinë "nga një pozicion i forcës". 

Stoltenberg tha të martën se në një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, "ata të gjithë kanë përcjellë mesazhin e njëjtë se SHBA-ja mbetet e angazhuar ndaj NATO-s dhe lidhjes transatlantike". "Mesazhi i administratës së re është se edhe ajo do dialog me Rusinë, por nga një pozicion i forcës", shtoi Stoltenberg. Marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë kanë rënë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë, pasi Moska ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë, më 2014.