Psikologët: Trump tregon shenja të "narcizmit malinje"
Ekspertët e shëndetit mendor paralajmërojnë se presidenti amerikan Donald Trump është duke treguar shenja "klasike" të sëmundjeve mendore, duke përfshirë "narcizmin malinje".
Për dekada me radhë, psikologët dhe psikiatrit kanë heshtur në lidhje me mendimet e tyre diagnostike të figurave publike, në përputhje me rregullat etike të përcaktuara nga Shoqata Psikiatrike Amerikane (APA). Megjithatë, psikologët kanë filluar të vënë në pikëpyetje gjendjen mendore të Trump për shkak të llojit të temperamentit dhe të sjelljes që ka shfaqur gjatë paraqitjeve të tij publike. Kohët e fundit, John D. Gartner, një psikoterapist nga Universiteti i mjekësisë 'Johns Hopkins', ka thënë se Trump "është i sëmurë mendor dhe i paaftë për të qenë president", njofton e përditshmja amerikane 'The Independent'. Gartner beson se Trump tregon shenja të "narcizmit malinje", që është përcaktuar si një kombinim i narcizmit, çrregullimeve antisociale të personalitetit, agresionit dhe sadizmit. Edhe psikologë tjerë janë dakorduar me pikëpamjet diagnostike të Trump Gartner. "Narcisizmi dëmton aftësinë e tij për të parë realitetin kështu që ju nuk mund të përdorni logjikën për të bindur një të këtillë", tha psikologiaDr. Julie Futrell për agjencinë e lajmeve 'NY Daily News'. "Tre milionë gra marshojnë? Kjo nuk e bën të lëviz atë! Këshilltarët theksojnë se nuk ka funksionar zgjedhja politike? Atij nuk i intereson", tha ajo. Ekspertët e shëndetit mendor kanë krijuar edhe një grup, të quajtur 'Citizen Therapists Against Trumpism', që ka publikuar një manifest për Trump. "Psikoterapistët në Shtetet e Bashkuara thonë se janë të alarmuar nga rritja e ideologjisë së Trumpism-it, që e shohim si një kërcënim për mirëqenien e njerëzve që kujdesen për të dhe të vetë demokracisë amerikane", ka shkruar grupi në manifestin e tyre. "Ne nuk mund të heshtim si dhe të jemi dëshmitarë të rritjes së formës së një Amerikë fashiste. Ne duhet të angazhohemi që të mos lejojmë thellimin e krizës së demokracisë amerikane", thonë ata. Profesionistët thonë se Trump ka shfaqur shenja paralajmëruese të tilla si viktimizimi dhe të ndaluarit e atyre që shihen si kërcënime; degradues, i përqeshur dhe poshtërues i rivalëve dhe kritikëve; si dhe nxitjen e një kulti të një "njeriut të fortë" që nuk ka frikë dhe nuk zemërohet nga ankesat. Ata gjithashtu kritikojnë presidentin që nuk tregon aspak shqetësim për të vërtetën dhe nuk ka nevojë për bindje racionale. Në garën presidenciale, kundërkandidatja e Trump Hillary Clinton kishte deklaruar se në bazë të temperamentit Trump nuk është i denjë për president të SHBA. Trump ka hasur në kritika të ashpra kundër vendimit të tij për ndalimin e hyrjes së shtetasve nga shtatë shtete myslimane.