900 funksionarë të DASH nënshkruajnë deklaratë kundër Trump
Rreth 900 funksionarë të Departamentit Amerikan të Shtetit të martën kanë nënshkruar një deklaratë në të cilën është kritikuar ashpër urdhri i Donald Trump për ndalimin e lëshimit të vizave për shtetasit e shtatë vendeve myslimane. Një funksionar i lartë amerikan ka thënë se kjo deklaratë i është dorëzuar drejtuesve të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Sean Michael Spicer, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, të hënën deklaroi se është i informuar për këtë deklaratë, mirëpo ai ka paralajmëruar këta diplomatë që ose të zbatojnë urdhrin në fjalë ose të largohen. Ndërkohë Karl Rasin, prokurori i përgjithshëm i Uashingtonit të martën ka deklaruar: "Urdhri ekzekutiv i Donald Trump, presidentit të Amerikës, për ndalimin e emigracionit, është i pa kuptimit". Rasin shtoi: "Sipas një paragrafi të Kushtetutës së Amerikës që titullohet "Mbështetja e Barabartë", burrat dhe grat që qëndrojnë në Amerikë dhe që janë nga vendet e tjera dhe që ndjekin fe të ndryshme, duhet të trajtohen në mënyrë të njëjtë dhe në bazë të Kushtetutës, mirëpo urdhri ekzekutiv i Donald Trump, presidentit të Amerikës, nuk e jep këtë kuptim".