Ky universitet kërkon vrasjen e Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i43985-ky_universitet_kërkon_vrasjen_e_trump
Protestat e dhunshme e kanë detyruar Universiteti e Kalifornias në Berkely, që të thirr redaktorin e Breitbart të mbaj një fjalim, bën të ditur një agjenci lajmesh që ka lidhje të ngushta me presidentin amerikan Donald Trump.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 02, 2017 14:16 Europe/Tirane
  • Ky universitet kërkon vrasjen e Trump

Protestat e dhunshme e kanë detyruar Universiteti e Kalifornias në Berkely, që të thirr redaktorin e Breitbart të mbaj një fjalim, bën të ditur një agjenci lajmesh që ka lidhje të ngushta me presidentin amerikan Donald Trump.

Dhuna shpërtheu kur më shumë se 15000 protestues u mblodhën jashtë vendit ku ishte planifikuar që Milo Yiannopulos të merrte pjesë në një ngjarje ditën e mërkurë. Duke hedhur bomba tymuese dhe duke thyer dritare, studentët shkaktuar një zjarr të madh, duke brohoritur slogane “Mbylleni atë” dhe “gjuha e urrejtjes nuk është liri e fjalës. “Ky ishte një grup agjitatorësh të cilët ishin maskuar dhe kanë hedhur gurë, fishekzjarrë dhe koktej molotovi drejt oficerëve”, tha shefi policisë së Berkely, Margo Bennet. Më pas policia e këtij rajoni e ka mbyllur për disa orë universitetin. Milo Yiannopulos,  vjeç, ka qenë mbështetës i zëshëm i Donald Trump. Komentet e tij djathtiste në internet kanë ngjallur polemika për shkak të gjuhës raciste dhe deklaratave anti-myslimane, si dhe për supremaci të të bardhëve ndaj zezakëve. Ai ka reaguar ndaj protestave përmes një postimi në facebook, duke akuzuar të majtën se po shkel të drejtën e lirisë së fjalës. “Kjo ngjarje është anuluar”, ka shkruar ai. E majta është absolutisht shkelëse e tmerrshme e lirisë së fjalës, mirëpo këto veprime nuk do të na ndalin neve”. Ndërsa republikanët e kolegjit Berkeley i kanë quajtur protestuesit “kriminelë dhe banditë”.