Rusia paralajmëron Amerikën
Ministria e jashtme e Rusisë paralajmëroi SHBA që të mos ndërmarrë asnjë veprim kundër marrëveshjes bërthamore me Iranin.
Me anë të një komunikate Ministria e jashtme e Rusisë, duke paralajmëruar në lidhje me pasojat e rënda që do të kenë sanksionet e reja të SHBA kundër Iranit, deklaroi se Moska kërkon vetëpërmbajtje nga pala amerikane dhe evitim të çdo veprimi kundër marrëveshjes bërthamore me Iranin. Ministria e jashtme e Rusisë deklaroi se sanksionet e njëanshme të SHBA kundër Iranit do të krijonin pengesa serioze në procesin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore me Iranin, ndërkohë edhe BE i ka kërkuar SHBA-së të evitojë çdo veprim që do të vinte në dyshim marrëveshjen bërthamore me Iranin. Më parë, presidenti amerikan Donald Trump kishte deklaruar se do të gris marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe G 5+1.