Incidenti në Paris ishte “serioz”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44077-incidenti_në_paris_ishte_serioz
Shefi i policisë së Parisit, Michel Cadot, tha se një ushtar francez sot e ka qëlluar dhe plagosur rëndë një person të armatosur me hanxhar, i cili përpiqej të hynte në muzeun Louvre, duke brohoritur, “Zoti është i Madh” në gjuhën arabe.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 03, 2017 19:02 Europe/Tirane
  • Incidenti në Paris ishte “serioz”

Shefi i policisë së Parisit, Michel Cadot, tha se një ushtar francez sot e ka qëlluar dhe plagosur rëndë një person të armatosur me hanxhar, i cili përpiqej të hynte në muzeun Louvre, duke brohoritur, “Zoti është i Madh” në gjuhën arabe.

Zoti Cadot tha se ushtari ishte përgjigjur me pesë të shtëna, me ç’rast e ka plagosur seriozisht sulmuesin e dyshuar. Ushtari ishte lënduar lehtë. Shefi policor tha, po ashtu, se i dyshuari i kishte me vete dy çanta shpine, në të cilat pas kontrollit nuk është gjetur ndonjë eksploziv. Konsiderohet se i dyshuari ka vepruar i vetëm, por është arrestuar një person tjetër, pasi kishte pasur “sjellje dyshuese”, tha Michel Cadot. Ministria e brendshme në Twitter ka shkruar se incidenti ishte “serioz”. Ministri i brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, vlerësoi se kjo ishte “përpjekje për sulm, që në natyrën e vet ishte terrorist”. Një zdhënëse e muzeut Louvre, tha se ky institucion është “mbyllur për momentin”, por nuk i ka konfirmuar raportet se ishte evakuuar.