Britanikët ngrihen në protesta kundër Trumpit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44145-britanikët_ngrihen_në_protesta_kundër_trumpit
Disa mijëra njerëz kanë protestuar para parlamentit në Londër, duke i bërë thirrje qeverisë që ta anulojë ftesën presidentit amerikan, Donald Trump, për të bërë vizitë shtetërore në Britani të Madhe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 04, 2017 16:29 Europe/Tirane
  • Britanikët ngrihen në protesta kundër Trumpit

Disa mijëra njerëz kanë protestuar para parlamentit në Londër, duke i bërë thirrje qeverisë që ta anulojë ftesën presidentit amerikan, Donald Trump, për të bërë vizitë shtetërore në Britani të Madhe.

 

Protesta e 4 shkurtit është nisur Ambasadës amerikane në Londër, për të vazhduar më tej para Parlamentit. Protestuesit kanë thirrur “turp për ty” duke iu drejtuar kryeministres Theresa May, e cila ia ka dërguar ftesën Trumpit derisa ajo u takua me të në SHBA. Protestuesit gjithashtu e kanë kundërshtuar urdhrin ekzekutiv të 27 janarit të presidentit Trump që ndalon të gjithë refugjatët dhe vizitorët nga shtatë vende me popullatë kryesisht myslimane për të hyrë në SHBA. Ky urdhër ekzekutiv përkohësisht është bllokuar nga një gjykatë federale amerikane. Mbi 1 milionë persona e kanë nënshkruar peticionin në internet përmes së cilit bëhet thirrje që vizita e Trumpit të anulohet, ndërsa për këtë, ligjvënësit britanik pritet të diskutojnë sërish gjatë këtij muaji.