Pse Trump fitoi e Clinton humbi?!?
Donald Trump i fitoi zgjedhjet presidenciale "USA 2016", për shkak se kandidati i nominuar nga republikanët zhvilloi një fushatë tepër efektive politike, jo sepse Fox News ose media të tjera kishin ndërtuar "parakushtet" për fitoren e tij, thotë kështu një analist politik amerikan dhe aktivist i të drejtave të njeriut.
Myles Hoenig, ish kandidat i partisë së gjelbër për Kongres, ka thënë se kandidatja demokrate Hillary Clinton humbi zgjedhjet më 8 nëntor 2016, sepse Komiteti Kombëtar Demokratik dhe kampanja e Clinton "dëshmuan një fushatë më pak se fillestare elektorale". Hoenig i bëri këto komente gjatë një interviste me kanalin televiziv Press TV, pasi që Bill de Blasi, kryetari demokrat i News York City, fajësoi kanalin televiziv Fox News dhe The New York Post dhe kompanitë e lidhur ame to, si News Corps, se kanë luajtur një rol të rëndësishëm në fitoren e Trump.
Konservatorët vazhdimisht kanë qenë kundër mediave 'liberale'
"Konservatorët i kanë fyer për vite të tëra mediat 'liberale' dhe liberalët thekson se Fox është një medium i shquar i krahut të djathtë të Partisë Republikane, ka deklaruar analisti Myles Hoenig. "Për çështjet sociale, mediat shpesh marrin një pozicion më tolerantë. Ato promovojnë rrëfime siç janë e drejta e abortit, liritë individuale, kur sulmohet qeveria, bilë edhe të drejtën për të bartur armë derisa Amendamenti i dytë e kundërshton këtë. Por, kur bëhet fjalë për gjërat që kanë të bëjnë me korporatën, ushtrisë, ose natyrën sioniste, të gjitha mediat heshtin dhe nuk mbështesin agjendën shumë konservatore duke folur fjalët të cilat i flet DASh, Pentagoni ose partitë e tyre të preferuara", tha ai. "Nëse i japim një shikim mediumit NPR (Radio Publike Kombëtare), që duhet të jetë shembull i pasjes së një agjende liberale dhe madje edhe të majtë. Megjithatë, ditën tjetër ajo paraqet një storie mbi shfuqizimin e Obamacare, ACA, por nga perspektiva e industrisë së sigurimeve shëndetësore- jo të konsumatorit, të pacientit.
"Nuk ka asnjë media apo gazetar amerikan që guxon të kritikojë Izraelin"
"Mbi çështjet si Izraeli, ju më shumë mund të gjeni mospajtime nga gazeta izraelite Haaretz sesa New York Times", ka thënë Hoeing. 'Në Izrael ka gazetar si Gideon Levy i cili shkruan në emër të atyre që kundërshtojnë aparteidin izraelit, por nuk ka një gazetar amerikan i cili do guxonte të kritikonte Izraelin, duke menduar se do të humbasin karrierën e tyre. Asnjë politikan nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme kundër Izraelit ose të dënojë veprimet e papajtueshme për secilin që bëjnë qeveritarët izraelitë", ka thënë ish kandidati i partisë së gjelbër për Kongres.