Qeveria amerikane parashtron kërkesën për apel në gjykatën e Siatelit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44185-qeveria_amerikane_parashtron_kërkesën_për_apel_në_gjykatën_e_siatelit
Departamenti amerikan i drejtësisë dje zyrtarisht ka kërkuar që çështja e pezullimit të urdhrit të Donald Trump për bllokimin e futjes së emigrantëve në Amerikë, të dërgohet dhe shqyrtohet në Apel.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shkurt 05, 2017 03:19 Europe/Tirane
  • Qeveria amerikane parashtron kërkesën për apel në gjykatën e Siatelit

Departamenti amerikan i drejtësisë dje zyrtarisht ka kërkuar që çështja e pezullimit të urdhrit të Donald Trump për bllokimin e futjes së emigrantëve në Amerikë, të dërgohet dhe shqyrtohet në Apel.

Pas nxjerrjes së urdhrit të gjykatës së Siatelit, presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar nëpërmjet faqes së tij në Twitter duke u tallur me legjitimitetin e gjykatësit. Trump ndër të tjera ka thënë se verdikti i gjykatës do të anulohet së shpejti. Zyra e doganave në Amerikë gjithashtu ka njoftuar se ata persona të cilët prej javës së kaluar për shkak të urdhrit të Trump nuk kanë mundur të udhëtojnë në Amerikë, tani u lejohet të futen në territorin amerikan. Deri në atë kohë kur të përcaktohet vendimi përfundimtar i gjykatës së apelit në Amerikë, udhëtarët që kanë viza dhe Green Card mund të udhëtojë dhe të futen në Amerikë. Përveç kësaj, agjencive dhe kompanive të fluturimit u është dërguar njoftimi që të lejojnë udhëtimin e të gjithë shtetasve amerikanë pa marrë parasysh origjinën dhe kombësinë e tyre. Sipas autoriteteve amerikane, ata persona të cilën javën e kaluar kanë shkuar në Amerikë dhe viza e tyre është anuluar për shkak të vendimit të Donald Trump, me po atë vizë mund të futen në Amerikë.