Gazetari i njohur amerikan u kërkon falje myslimanëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44249-gazetari_i_njohur_amerikan_u_kërkon_falje_myslimanëve
Shkrimtari dhe gazetari i njohur amerikan duke u kërkuar falje të gjithë myslimanëve, deklaroi se amerikanët duhet të rezistojnë përballë ekstremizmit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 05, 2017 16:37 Europe/Tirane
  • Gazetari i njohur amerikan u kërkon falje myslimanëve

Shkrimtari dhe gazetari i njohur amerikan duke u kërkuar falje të gjithë myslimanëve, deklaroi se amerikanët duhet të rezistojnë përballë ekstremizmit.

Nikolas Kristof, shkrimtar dhe gazetar i njohur amerikan, fitues i dy çmimeve Pulitzer, kritikoi ashpër urdhrin ekzekutiv të presidentit amerikan për ndalimin e hyrjes së myslimanëve në Amerikë dhe shtoi se ky vendim i pamenduar dhe i neveritshëm ka poshtëruar Amerikën. Duke theksuar se Donald Trump nuk është përfaqësues i të gjithë Amerikës, Kristof shtoi se të gjithë amerikanët janë të obliguar të përballen me ekstremizmin dhe me ksenofobinë e qeverisë së re amerikane.