Trump nuk i bindet as drejtësisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44263-trump_nuk_i_bindet_as_drejtësisë
Presidenti amerikan, Donald Trump ka postuar një mesazh të ashpër në Twitter pasi një gjykatës në Seattle e ka bllokuar përkohësisht implementimin e urdhrit të tij ekzekutiv që ndalonte të gjithë refugjatët dhe vizitorët nga shtatë shtete me popullatë kryesisht myslimane, për të hyrë në SHBA.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 05, 2017 17:39 Europe/Tirane
  • Trump nuk i bindet as drejtësisë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka postuar një mesazh të ashpër në Twitter pasi një gjykatës në Seattle e ka bllokuar përkohësisht implementimin e urdhrit të tij ekzekutiv që ndalonte të gjithë refugjatët dhe vizitorët nga shtatë shtete me popullatë kryesisht myslimane, për të hyrë në SHBA.

Trump, më 4 shkurt, iu ka referuar gjykatësit, James Robart, si “i ashtuquajturi gjykatës” ndërsa vendimin e tij e ka quajtur si “qesharak”. Vendimi do të hidhet poshtë, ka shkruar Trump. Gjyaktësi federal, James Robart, që në atë pozitë ishte emëruar nga ish presidenti George W. Bush, ka vendosur mbrëmjen e 3 shkurtit se urdhëri ekzekutiv nuk mund të zbatohet.