Donald Trump i shkruan letër presidentit të Kinës
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Donald Trump, presidenti i Amerikës, në një letër dërguar për homologun e tij kinez, ka theksuar nevojën e marrëdhënieve konstruktive mes Uashingtonit dhe Pekinit.
Agjencia e lajmeve Fas njoftoi se në kohën kur tensionet mes Uashingtonit dhe Pekinit janë shtuar në masë të madhe për shkak të disa deklaratave anti-kineze të presidentit të ri të Amerikës, Donald Trump i ka dërguar letër homologut të tij kinez. Vlen të theksohet se pas shpalljes së fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të Amerikës, ai në intervistat e tij dhe në mesazhet në rrjetin social Twitter, shumë herë ka kritikuar qeverinë e Kinës për shkak se nuk ndihmon në zgjedhjen e krizës së Koresë Veriore. Donald Trump ka kritikuar shumë edhe politikat ekonomike të Kinës. Tani Shtëpia e Bardhë bënë të ditur se presidenti i Amerikës i ka dërguar letër homologut të tij kinez dhe ka kërkuar marrëdhënie të mira mes të dy vendeve.