Trump mbështet “Një Kinë”
Atë që e vuri seriozisht në pikëpyetje në dhjetor, e mbështet në shkurt. Presidenti Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me homologun kinez, Xi Jinping.
Shtëpia e Bardhë doli me një deklaratë ku theksohej rëndësia e kësaj bisede. “Biseda ishte thelbësore për marrëdhëniet mes dy vendeve. Të dy liderët ftuan njëri-tjetrin për vizitë zyrtare”, thuhet më tej. Por në Pekin ishin më entuziastë. Mediat shtetërore zbardhën më shumë detaje nga kjo bisedë. “Kina mirëpret qëndrimin e Donald Trump për politikën e Kinës së Vetme. Dy vendet tona janë partnere dhe me përpjekje të përbashkëta ne mund të çojmë marrëdhëniet tona në një nivel të ri historik”, thuhet në deklaratën e Xi Jinping. Donald Trump shkaktoi reagime të ashpra në Kinë në muajin dhjetor kur pranoi një telefonatë uruese nga presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-ëen. Tajvani është aleati kryesor ushtarak i SHBA në rajon, megjithatë asnjë President apo President i Zgjedhur nuk ka folur ndonjëherë drejtpërdrejtë me një udhëheqës tajvanez prej dekadash.