Trump: Do ta fitojmë gjyqin për ndalimin e emigrantëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44669-trump_do_ta_fitojmë_gjyqin_për_ndalimin_e_emigrantëve
Presidenti amerikan Donald Trump nuk pranon humbje dhe deklaroi se nuk ka dyshime, që administrata e tij do t’i fitojë sfidat ligjore ndaj ndalimit të udhëtimeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 10, 2017 19:38 Europe/Tirane
  • Trump: Do ta fitojmë gjyqin për ndalimin e emigrantëve

Presidenti amerikan Donald Trump nuk pranon humbje dhe deklaroi se nuk ka dyshime, që administrata e tij do t’i fitojë sfidat ligjore ndaj ndalimit të udhëtimeve.

Komentet e tij, që u bënë gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin japonez Shinzo Abe, lanë në plan të dytë takimin e zhvilluar me kreun japonez.“Ne do ta mbajmë vendin tonë të sigurtë dhe do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për këtë. Shumë shpejt do të marrim masa shtesë për sigurinë e vendit dhe këtë do ta shihni që javën e ardhshme. Veç kësaj do të vazhdojmë proceset gjyqësore dhe do ta fitojmë çështjen në fjalë”, tha Donald Trump, president i Amerikës.Trump nuk specifikoi se cilat do të jenë masat shtesë, por komentet e tij u bënë pas pyetjes nëse po konsideronte urdhra të tjerë ekzekutivë. Këto të fundit zbuluan limitin e fuqisë së tyre, kur urdhri për ndalimin e udhëtimit u frenua nga gjykatat. Përsa i takon takimit me Shinzo Abe, Trump tha se aleanca mes SHBA-ve dhe Japonisë është gur themeli i sigurisë dhe paqes rajonale dhe se të dy vendet do të punojnë për të thelluar bashkëpunimin.