Policia franceze parandalon një sulm terrorist
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44673-policia_franceze_parandalon_një_sulm_terrorist
Një sulm terrorist në tokën franceze është parandaluar me arrestimin e katër personave të dyshuar në qytetin Montepellier, tha ministri i Brendshëm i Francës, Bruno Le Roux.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 10, 2017 19:39 Europe/Tirane
  • Policia franceze parandalon një sulm terrorist

Një sulm terrorist në tokën franceze është parandaluar me arrestimin e katër personave të dyshuar në qytetin Montepellier, tha ministri i Brendshëm i Francës, Bruno Le Roux.

Tre burra dhe një vajzë 16 vjeçe janë gjetur me materiale për bërjen e bombave gjatë bastisjes së policisë në një aparatment. Policia antiterroriste tha se ka gjetur eksplozivë të bërë në shtëpi, të ngjashëm me ata që janë përdorur në sulmet terroriste në Paris, në nëntor të vitit 2015. Raportohet se vajza ka bërë deklarata xhihadiste online.