Gjermania paralajmëron Britaninë
(last modified Fri, 10 Feb 2017 22:10:45 GMT )
Shkurt 10, 2017 23:10 Europe/Tirane
  • Gjermania paralajmëron Britaninë

Një prej figurave më të shquara të rregullatorit bankar në Gjermani ka paralajmëruar Londrën se mund ta humbasë rolin e saj si “urë lidhëse me Europën” për shërbime financiare tejet jetike.

Andreas Dombret, anëtar i Bordit Ekzekutiv të bankës qendrore gjermane “Bundesbank”, tha se edhe pse rregullat bankare janë “ekuivalente” mes Britanisë së Madhe dhe pjesës tjetër të Bashkimit Europian, ato ishin “milje larg nga qasja në tregun e përbashkët”.Komentet e Dombret u bënë gjatë një takimi privat të bizneseve dhe bankave gjermane, i organizuar nga “Boston Consulting Group” në Frankfurt më herët gjatë kësaj jave. Ata kanë dhënë një pamje të qartë dhe të rrallë të qasjes së Gjermanisë teksa Britania nis procesin e largimit nga BE-ja, një qasje që duket se është agresive.

Tags