Rusia paralajmëron NATO-n
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka paralajmëruar në lidhje me krijimin e tensioneve nga ana e Aleancës Veri-Atlantike.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, vuri në dukje shtimin e kapacitetit luftarak të NATO-s në vendet fqinjë me Rusinë dhe deklaroi se ky veprim i NATO-s është faktor destabilizues. Ministri i jashtëm i Rusisë shtoi se vazhdimi i situatës aktuale do të shkaktoj rritjen e mosbesimit mes Moskës dhe NATO-s. Sipas ministrit të jashtëm të Rusisë, NATO në Poloni dhe në vendet e rajonit të Baltikut ka vendosur më shumë forca ushtarake në kuadër të brigadave të këmbësorisë dhe tani flitet për dislokimin e forcave të tilla edhe në vendet e tjera të Evropës Lindore. Ministri i jashtëm i Rusisë gjithashtu ka thënë se krijimi dhe forcimi i bazave ushtarake në afërsi të Rusisë dhe organizimi i manovrave ushtarake në kufijtë me Rusinë, janë veprime të tjera provokuese të NATO. Vlen të theksohet se Rusia shumë herë ka kritikuar NATO-n për organizimin e manovrave ushtarake në afërsi të kufijve të Rusisë.