Demokratët kërkojnë hetime ndaj këshilltarit Flynn
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44745-demokratët_kërkojnë_hetime_ndaj_këshilltarit_flynn
Demokratët në Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar hetime për çështjen nëse këshilltari i sigurisë kombëtare të administratës amerikane, Michael Flynn, ka diskutuar për sanksionet kundër Rusisë, me ambasadorin e Moskës në Uashington, derisa ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ishte ende në detyrë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 11, 2017 16:26 Europe/Tirane
  • Demokratët kërkojnë hetime ndaj këshilltarit Flynn

Demokratët në Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar hetime për çështjen nëse këshilltari i sigurisë kombëtare të administratës amerikane, Michael Flynn, ka diskutuar për sanksionet kundër Rusisë, me ambasadorin e Moskës në Uashington, derisa ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ishte ende në detyrë.

Ligjvënësit demokratë kanë pretenduar mbrëmë se bisdat telefonike, për të cilat raportohet gjërësisht në mediat e Shteteve të Bashkuara, mund të paraqesin shkelje të legjislacionit amerikan, që shtetasve privatë nuk u lejon të udhëheqin politikë të jashtme. Senatorët demokratë, Ed Markey dhe Chris Murphy, kanë kërkuar hetim ndaj zotit Flynn, ndërsa demokratët e tjerë i kanë bërë thirrje presidentit, Donald Trump, që ta shkarkoj atë.