Demokratët kërkojnë hetime ndaj këshilltarit Flynn
Demokratët në Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar hetime për çështjen nëse këshilltari i sigurisë kombëtare të administratës amerikane, Michael Flynn, ka diskutuar për sanksionet kundër Rusisë, me ambasadorin e Moskës në Uashington, derisa ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ishte ende në detyrë.
Ligjvënësit demokratë kanë pretenduar mbrëmë se bisdat telefonike, për të cilat raportohet gjërësisht në mediat e Shteteve të Bashkuara, mund të paraqesin shkelje të legjislacionit amerikan, që shtetasve privatë nuk u lejon të udhëheqin politikë të jashtme. Senatorët demokratë, Ed Markey dhe Chris Murphy, kanë kërkuar hetim ndaj zotit Flynn, ndërsa demokratët e tjerë i kanë bërë thirrje presidentit, Donald Trump, që ta shkarkoj atë.