Trump tërhiqet nga premtimi për transferimin e ambasadës në Kods
Një gazetë sioniste shkruan se Donald Trump presidenti i Amerikës është tërhequr nga premtimi i tij për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Kods.
Gazeta sioniste Maariv shkruan se presidenti Donald Trump për përmirësimin e marrëdhënieve me botën arabe ka hequr dorë nga vendimi për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kods. Më herët Donald Trump gjithashtu në një intervistë me kanalin televiziv Fox Neës të Amerikës ka thënë se deklaratat e tij në lidhje me transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kods, kanë qenë të parakohshme dhe ka theksuar se nuk dëshiron të flasë në lidhje me këtë çështje sepse nuk ka ardhur akoma koha të flitet për këtë çështje. Me mijëra palestinezë banorë të BPLJ kanë protestuar kundër vendimit të Donald Trump, president i zgjedhur i SHBA, për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kodsin e pushtuar. Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Mea, protestuesit nga qytetet Ramallah, Nablus dhe Al Khalil në BPLJ, duke bohorritur parulla “Kodsi, çelësi i luftës dhe i paqes”, kanë kundërshtuar vendimin e Donald Trump për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kodsin e pushtuar dhe kanë paralajmëruar se ambasada amerikane nuk duhet të vendoset në Kods. Transferimi i ambasadës amerikane nga Tel Aviv në Kods konsiderohet shpallje e luftës me popullin palestinez dhe vendet arabe dhe islamike dhe kjo dëshmon se Donald Trump nuk mendon për Palestinën.