Senatori amerikan: Trump është i marrë dhe gënjeshtar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i44899-senatori_amerikan_trump_është_i_marrë_dhe_gënjeshtar
Një prej senatorëve demokratë në Amerikë, presidentin amerikan e ka quajtur të marrë dhe mashtrues.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shkurt 13, 2017 06:14 Europe/Tirane
  • Senatori amerikan: Trump është i marrë dhe gënjeshtar

Një prej senatorëve demokratë në Amerikë, presidentin amerikan e ka quajtur të marrë dhe mashtrues.

Al Franken senator nga radhët e demokratëve të shtetit Minesota në Amerikë, ka shprehur shqetësime mbi shëndetin psikologjik dhe shpirtëror të Donald Trump presidentit të Amerikës. Ai tha se Trump në përgjithësi është një njeri shumë gënjeshtar dhe parashtron çështje që nuk janë aspak denjitoze. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se pas pezullimit të dekretit të tij në lidhje me ndalimin e hyrjes në SHBA, shumica e hyrjeve në këtë vend kanë qenë nga shtetet të cilat ai dëshironte të ndalonte. Në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter, Trump ka thënë se pas vendimit të Gjykatës së Apelit 72 përqind e personave që kanë hyrë në SHBA, janë nga 7 vendet myslimane, hyrjen e të cilëve ai e ndaloi përmes dekretit. “Në datat 2-11 shkurt, 72 përqind e emigrantëve që kanë hyrë në SHBA janë nga Siria, Iraku, Somalia, Irani, Sudani, Libia dhe Jemeni”, shkruan Presidenti Trump.