Presidenti i ri i Gjermanisë
Frank-Walter Steinmeier u zgjodh Presidenti i Republikës Federale Gjermane.
Politikani socialdemokrat, prej 20 vitesh aktiv në politikë, donte të bëhej edhe kancelar, por u mund atëherë nga rivalja konservatore, Angela Merkel. Më 12 Shkurt Frank-Walter Steinmeier kandidati i përbashkët i CDU, CSU, dhe SPD-së do të zgjidhet presidenti i ri i Gjermanisë, po të kesh parasysh numrin e votave, pra mazhorancën e koalicionit me bazë të gjerë në asamblenë federale, askush nuk dyshonte për këtë që më parë. Pas ngurrimit të gjatë, me këtë hap, Merkel ia kaloi socialdemokratëve postin më të lartë shtetëror në vend. Prej vitesh Steinmeier është një personalitet i njohur politik në Gjermani, deri së fundmi ministër i Jashtëm i koalicionit mes socialdemokratëve, (SPD) dhe konservatorëve, (Unioni CDU, CSU). Sondazhet tregojnë që Steinmeier është imazhi i diplomacisë gjermane. Kjo ishte detyra e fundit e politikanit që më parë ka qenë ministër i zyrës së kancelarit, kryetar i fraksionit, ministër i Jashtëm dhe kandidat për kancelar. Në postin e presidentit nuk ngjitet pra një i panjohur. Steinmeier sjell shumë aftësi me vete që do t'i duhen gjatë mandatit si president. Ai gëzon një prestigj të lartë përtej partive, ka përvojë diplomatike, vlerësohet në botë dhe di të menaxhojë krizat. Edhe sondazhet e reflektojnë popullaritetin e tij. Prej vitesh Steinmeier zë vendin e parë të politikanëve më të preferuar. Ai dëshiron të japë kurajo në kohën e pasigurisë, tha ai pas zgjedhjes. Një fjalë, e shkurtër dhe shprehëse dhe me pretendim të madh u shfaq disa herë në fjalën e tij: "guxim". "Le të jemi të guximshëm, atëherë unë nuk do të shqetësohem për të ardhmen", me këto fjalë e mbylli Steinmeier fjalimin e tij të parë pas zgjedhjes së tij si kryetar i ri i shtetit. Në 19 mars ai do të bëhet, si Presidenti i dymbëdhjetë Federal, pasardhës i Joachim Gauck-ut. Fjalës orientuese të tij "liri" ai i vë pas "guxim"-in. Kontekstin për këtë ai e tregoi vetë në fjalën e tij. Ai përmendi pasigurinë që është përhapur tek njerëzit në vend, shqetësimin për demokracinë dhe konstatoi: "Bota duket sikur ka dalë nga shinat". Nëse 61 vjeçari synon të ngjallë guxim, nuk mund të jetë fjala vetëm për të kërkuar mbështetje për një shoqëri të hapur. Si guximdhënës ai ndoshta duhet t'i zgjedhë në mënyrë më pak diplomatike dhe më pak të thata fjalët e tij, pra - më me guxim, sesa e ka bërë në postin e kryediplomatit. Për ta plotësuar këtë masë, ai duhet të avancojë edhe më tej pikërisht në fjalimet e mëdha, zyrtare.