Steinmeier: Trump, partner problematik
Presidenti i ri gjerman deklaroi se presidenti amerikan Donald Trump është një partner problematik i Gjermanisë.
Frank-Walter Steinmeier, në një intervistë me kanalin ZDF, tha se gjatë mandatit të tij dëshiron të ketë dialog konstruktiv me të gjitha vendet e botës e në veçanti me SHBA dhe Rusinë. Ai shtoi se Trump është një person problematik, i cili ka krijuar shqetësime në lidhje me marrëdhëniet mes dy anëve të Atlantikut. I pyetur nëse në ndryshim nga paraardhësi i tij, Joachim Glauk, a do të vizitojë Steinmeier Moskën, presidenti gjerman u përgjigj: Nuk mund të evitoj kontaktet dhe dialogun me një partner të vështirë, por të rëndësishëm si Rusia.” Ndërkohë, mësohet se Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, për fitoren e tij, dhe e ftoi atë të vizitojë Rusinë. “Vladimir Putin ka konfirmuar interesimin e tij për të vazhduar një dialog konstruktiv mbi çështjet ndërkombëtare dhe bilaterale, dhe fton Steinmeier për të vizituar Rusinë në një kohë të përshtatshme për të,” thuhet në një njoftim zyrtar të Kremlinit.