Putin: NATO synon të provokojë Rusinë
Presidenti rus Vladimir Putin duke theksuar se anëtarët e NATO-s po vazhdojnë ndërhyrjet në punët e brendshme të Rusisë, shtoi se aleanca e NATO-s vazhdimisht përpiqet të provokojë Rusinë dhe të nxisë konfrontim ushtarak me Moskën.
Duke folur para funksionarëve të agjencisë informative të Rusisë, Putin tha se gjatë viteve të fundit siguria ndërkombëtare jo vetëm që nuk është përmirësuar, por përkundrazi përpjekjet e NATO-s për tu zgjeruar drejt lindjes dhe për të dislokuar trupa pranë kufirit rus, e kanë tensionuar edhe më shumë situatën e sigurisë. Presidenti rus shprehu keqardhjen për mungesën e bashkëpunimit dhe koordinimit mes Rusisë dhe vendeve perëndimore në luftën kundër një armiku të përbashkët siç është terrorizmi.