NATO mohon garën ushtarake me Rusinë
(last modified Fri, 17 Feb 2017 05:58:25 GMT )
Shkurt 17, 2017 06:58 Europe/Tirane
  • NATO mohon garën ushtarake me Rusinë

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës veri-atlantike (NATO), ka njoftuar se kjo organizatë asnjëherë nuk ka menduar të zhvillojë ndonjë garë në armatime me Rusinë.

Sipas agjencisë së lajmeve Itartas, Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i aleancës veri-atlantike (NATO), në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të kësaj organizate në qytetin Bruksel, kryeqytet i Belgjikës, ka njoftuar se NATO nuk synon garimin ushtarak me Rusinë dhe nuk ka për qëllim përballjen me këtë vend. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s duke deklaruar se qëllimi i kësaj organizate është parandalimi i tensioneve, ka pretenduar se vendosja e forcave të NATO-s në lindje të Evropës ka qëllime mbrojtëse dhe është e ditur sasia e kësaj pranie. Jens Stoltenberg duke folur për programin e kësaj organizate për shtimin e pranisë në Detin e Zi, ka thënë se qëllimi i këtij veprimi është shtimi i gatishmërisë së forcave dhe i vigjilencës së NATO-s në përballje me kërcënimet e mundshme. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s duke thënë se vendet anëtare të NATO-s janë pajtuar me shtimin e pranisë së forcave të kësaj organizate në Detin e Zi, ka shtuar se kjo prani do të bëhet në kuadër të konventës së Montros.

 

Tags