“Dita pa emigrantët”, protestë kundër Donald Trump
Restorantet dhe biznese të tjera rreth SHBA-së i mbyllen dyert të enjten, ndërsa mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër poltikave të Donald Trumpit për emigracionin.
Aktivistët u kërkuan emigrantëve të bojkotonin punën për një ditë, të shmangnin blerjet në dyqane e të mos shkonin në shkolla, në atë që u pagezua si “Dita pa emigrantët”.Kjo ishte një përpjekje për të theksuar rolin jetësor që ata luajnë në shoqërinë amerikane. Rreth 13 përqind e popullsisë amerikane apo mbi 40 milionë njerëz, janë të huaj, sipas të dhënave të censusit. Protesta u nxit nga zotimi i numrit një të Uashingtonit për të luftuar emigracionin e paligjshëm dhe urdhrit ekzkekutiv të bllokuar nga gjyakata për ndalimin e udhëtimeve nga 7 vende me shumicë myslimane.Grupet për të drejtat e emigrantëve shprehën alarmin pas bastisjeve të zhvilluara javën e kaluar, gjatë të cilave u arrestuan 680 persona pa dokumenta.