Mbi 50 % e amerikanëve kundërshtojnë politikat e Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i45198-mbi_50_e_amerikanëve_kundërshtojnë_politikat_e_trump
Një sondazh i zhvilluar kohëve të fundit ka bërë të ditur se 56 % e popullit amerikan kanë pikëpamje negative ndaj politikave të presidentit amerikan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 17, 2017 19:40 Europe/Tirane
  • Mbi 50 % e amerikanëve kundërshtojnë politikat e Trump

Një sondazh i zhvilluar kohëve të fundit ka bërë të ditur se 56 % e popullit amerikan kanë pikëpamje negative ndaj politikave të presidentit amerikan.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Qendra hulumtuese “Pir”, ka njoftuar se niveli i kundërshtimeve të popullit amerikan ndaj politikave të Donald Trump, president i SHBA, është më i madh në krahasim me ata të cilët kundërshtonin politikat e Barak Obamës, ish president i SHBA. Sipas këtij sondazhi të zhvilluar nga “Pir”, vetëm 38 % e të anketuarve kanë thënë se përkrahin urdhrin ekzekutiv të Trump për ndalimin e udhëtimit te shtetasve të shtatë vendeve islamike në Amerikë, ndërsa 59 % e kanë kundërshtuar këtë urdhër. Ky sondazh është zhvilluar nga 7 deri 12 shkurt ku kanë marrë pjesë 1503 persona. Donald Trump, president i SHBA, më 27 janar të këtij viti ka nxjerrë një urdhër ekzekutiv për ndalimin e udhëtimit në Amerikë të shtetasve të shatë vendeve islame, përderisa një vendim i tillë ka ngjallur reagime si brenda ashtu edhe jashtë Amerikës.