Mbi 50 % e amerikanëve kundërshtojnë politikat e Trump
Një sondazh i zhvilluar kohëve të fundit ka bërë të ditur se 56 % e popullit amerikan kanë pikëpamje negative ndaj politikave të presidentit amerikan.
Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Qendra hulumtuese “Pir”, ka njoftuar se niveli i kundërshtimeve të popullit amerikan ndaj politikave të Donald Trump, president i SHBA, është më i madh në krahasim me ata të cilët kundërshtonin politikat e Barak Obamës, ish president i SHBA. Sipas këtij sondazhi të zhvilluar nga “Pir”, vetëm 38 % e të anketuarve kanë thënë se përkrahin urdhrin ekzekutiv të Trump për ndalimin e udhëtimit te shtetasve të shtatë vendeve islamike në Amerikë, ndërsa 59 % e kanë kundërshtuar këtë urdhër. Ky sondazh është zhvilluar nga 7 deri 12 shkurt ku kanë marrë pjesë 1503 persona. Donald Trump, president i SHBA, më 27 janar të këtij viti ka nxjerrë një urdhër ekzekutiv për ndalimin e udhëtimit në Amerikë të shtetasve të shatë vendeve islame, përderisa një vendim i tillë ka ngjallur reagime si brenda ashtu edhe jashtë Amerikës.