Problemet e para për Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i45590-problemet_e_para_për_trump
Presidenti i Amerikës mund të përballet me ligjin sa i përket detyrimeve të tij tatimore.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shkurt 23, 2017 07:32 Europe/Tirane
  • Problemet e para për Trump

Presidenti i Amerikës mund të përballet me ligjin sa i përket detyrimeve të tij tatimore.

Një anëtare republikane e Komitetit të Inteligjencës në Senatin e Shteteve të Bashkuara tha se është e hapur ndaj shfrytëzimit të urdhrit të shkruar ligjor, për të hetuar deklarimet tatimore të presidentit Donald Trump, për lidhje të mundshme me Rusinë. Me këtë urdhër, Trump do të duhej të dëshmonte para gjykatës ose ndonjë tjetër organi. Susan Collins, në një intervistë për radion publike, tha po ashtu se shumë anëtarë të komitetit, i cili udhëheq hetimet e Kongresit për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016, do të kërkojnë formalisht që këshilltari i larguar për sigurinë kombëtare, Michael Flynn, të dëshmojë përpara panelit. Ajo shtoi se republikanët mbajnë vetëm një ulëse shumicë në Komitetin e Inteligjencës. Vota e saj për thirrjen për dëshmi mund të jetë vendimtare, pasi demokratët, për muaj të tërë, i kanë bërë thirrje Trumpit të publikojë taksat. Refuzimi i Trumpit është një thyerje e traditës së presidentëve amerikanë. Ai ka thënë se do t’i publikonte ato pas përfundimit të një auditmi nga Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme.