Amerikanët druhen nga një luftë e re
https://parstoday.ir/sq/news/world-i45624-amerikanët_druhen_nga_një_luftë_e_re
Shumica e amerikanëve druhen se Shtetet e Bashkuara do të angazhohen në një luftë tjetër të madhe në 4 vitet e ardhshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 23, 2017 16:50 Europe/Tirane
  • Amerikanët druhen nga një luftë e re

Shumica e amerikanëve druhen se Shtetet e Bashkuara do të angazhohen në një luftë tjetër të madhe në 4 vitet e ardhshme.

Kështu sugjeron një sondazh i NBC News, i publikuar këtë të mërkurë. Sipas anketës, 66 për qind e amerikanëve janë të shqetësuar, 36 për qind prej të cilëve “shumë të shqetësuar” dhe 30 për qind “disi të shqetësuar”. Ndërkohë, pjesa e mbetur e personave të përfshirë në sondazh nuk janë “shumë të shqetësuar”, ndërsa 8 për qind nuk janë të shqetësuar aspak. Anketimi tregoi gjithashtu se, shumica e amerikanëve, 62 për qind, mendojnë se Shtetet e Bashkuara duhet të kujdesen edhe për interesat e aleatëve, edhe nëse kjo do të kërkojë të bëjë kompromise me ta; ndërsa 34% mendojnë se vendi duhet të mendojë vetëm për interesat e veta kombëtare. Ndër të tjera, 80% e amerikanëve shprehen se të qenurit anëtarë të NATO-s është mirë për vendin, ndërsa 15% janë shprehur kundër. Ndërkohë, 61 për qind e amerikanëve e konsiderojnë Rusinë një vend jo miqësor, ose një armik të Shteteve të Bashkuara. Vetëm 7 për qind e konsiderojnë Moskën një aleat, ndërsa 28 për qind e shohin si një vend miqësor, por jo aleat. Sondazhi është kryer online nga data 13 në 19 shkurt, duke marrë në pyetje 11 mijë e 512 persona të rritur nga i gjithë vendi. Sondazhi ka treguar se shumica e amerikanëve mbështesin gjithashtu punën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.