Kërcënimi i ri i Rusisë për NATO-n
https://parstoday.ir/sq/news/world-i45706-kërcënimi_i_ri_i_rusisë_për_nato_n
Përfaqësuesi i Rusisë në NATO deklaroi se aleanca ushtarake veri-atlantike duhet të ndalë politikat anti-ruse, sepse këto politika do të kenë pasoja të dëmshme për vetë NATO-n.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 24, 2017 15:13 Europe/Tirane
  • Kërcënimi i ri i Rusisë për NATO-n

Përfaqësuesi i Rusisë në NATO deklaroi se aleanca ushtarake veri-atlantike duhet të ndalë politikat anti-ruse, sepse këto politika do të kenë pasoja të dëmshme për vetë NATO-n.

Aleksandar Grushko, përfaqësues i Rusisë në selinë e NATO-s në Bruksel, kritikoi dislokimin masiv të forcave të NATO-s në shtetet kufitare me Rusinë dhe paralajmëroi vendet anëtarë të NATO-s të mos testojnë durimin e Moskës, sepse pasojat e reagimit rus do të jenë shkatërrimtare. Grushko tha se NATO ka braktisur luftën kundër terrorizmit dhe është përqendruar në kërcënimet imagjinare që gjoja vijnë nga Rusia.