Irani dhe Egjipti në prag të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i45742-irani_dhe_egjipti_në_prag_të_vendosjes_së_marrëdhënieve_diplomatike
Sameh Shokri, ministri i jashtëm i Egjiptit ka konfirmuar kontaktet mes Teheranit dhe Kajros për vendosjen e marrëdhënieve mes Iranit dhe Egjiptit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 25, 2017 02:52 Europe/Tirane
  • Irani dhe Egjipti në prag të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike

Sameh Shokri, ministri i jashtëm i Egjiptit ka konfirmuar kontaktet mes Teheranit dhe Kajros për vendosjen e marrëdhënieve mes Iranit dhe Egjiptit.

 Ministri i jashtëm egjiptian në një takim të komitetit për marrëdhëniet me jashtë në parlamentin e Egjiptit ka konfirmuar kontaktet me palën iranian dhe tha se Republika Islamike e Iranit është vend anëtar i organizatave ndërkombëtare mes tyre e OBI. Shefi i diplomacisë egjiptiane shprehu respektin për popullin iranian dhe tha se palët po bëjnë përpjekje për forcimin e marrëdhënieve bilaterale. Përgjatë  dekadave të kaluara marrëdhëniet mes Egjiptit dhe Republikës Islamike të Iranit, kanë qenë në nivelin më të ulët të mundshëm. Shkaku kryesor i këtij niveli, është për arse të marrëdhënieve të Egjiptit me regjimin sionist. Në kohën kur Republika Islamike e Iranit nuk e njeh zyrtarisht regjimin sionist, të cilin e konsideron një regjim fals, Egjipti nga ana e tij në vitin 1979 nënshkroi me regjimin sionist traktatin Kamp Dejvid ku theksohet zgjerimi i marrëdhënieve paqësore mes dy palëve. Si rezultat, Republika Islamike e Iranit e cila në prioritet të politikës së jashtme të saj ka mbështetjen dhe mbrojtjen e idealeve dhe aspiratave të popullit palestinez, në shenjë proteste ndaj këtij veprimi të Egjiptit, ndërpreu marrëdhëniet me këtë vend. Me kalimin e kohës janë bërë shumë përpjekje për rivendosjen e marrëdhënieve Teheran-Kajro, të cilat deri më sot nuk kanë dhënë rezultat. Në këtë mes një prej faktorëve që ka penguar rivendosjen e marrëdhënieve mes Republikës Islamike të Iranit dhe Egjiptit është se disa vende arabe si Arabia Saudite dhe disa fuqi perëndimore së bashku me regjimin sionist, duke shfrytëzuar problemet ekonomike të Egjiptit, e kanë penguar këtë vend që të vendosë marrëdhënie me Iranin. Një herë e një kohë Egjipti konsiderohej një prej fuqive të vendeve arabe, mirëpo prej disa dekadash ky vend nuk ka arritur të mbajë politike të jashtme të pavarur dhe në marrëdhëniet me vendet e huaja duhej të merrte në konsideratë interesat e një pale tjetër. Kohët e fundit përpjekjet për rivendosjen e marrëdhënieve mes Egjiptit dhe Republikës Islamike të Iranit, janë shtuar në kohën kur marrëdhëniet mes Iranit dhe Arabisë Saudite kanë arritur nivelin më të ulët. Mund të thuhet se shtimi i kontakteve mes Iranit dhe Egjiptit, ka ardhur si rezultat i uljes së ndërhyrjeve të Arabisë Saudite në punët e brendshme dhe të jashtme të Egjipti. Edhe pse deri tani marrëdhëniet mes Iranit dhe Egjiptit, nuk janë vendosur, mirëpo me uljen e ndërhyrjeve të vendeve të huaja dhe sidomos Arabisë Saudite në politikat e jashtme të Egjiptit, pritet që shumë shpejt të ringjallen marrëdhëniet mes Egjiptit dhe Republikës Islamike të Iranit.