Trump kërkon nga anëtarët e NATO-s të shpenzojnë më shumë
Mars 01, 2017 18:53 Europe/Tirane
Presidenti amerikan, Donald Trump i ka përsëritur thirrjet e tij se anëtarët e aleancës duhet të bëjnë më tepër lidhur me kontributet e tyre financiare.
Këto komente të Trump u bënë mbrëmë vonë në fjalimin e tij të parë në seancën e përbashkët të Kongresit të Shteteve të Bashkuara dhe ato paraqesin shenjë të sigurimit për aleancën trans-atlantike, të cilën ai e ka kritikuar në të kaluarën. Deklaratat e Trump në lidhje me NATO-n kanë qenë të ndryshme, i cili gjatë fushatës presidenciale disa herë kishte potencuar se do të rishikojë pozicionin e SHBA në këtë aleancë.
Tags