Përkundër akuzave, kandidati Fillon e vazhdon fushatën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46086-përkundër_akuzave_kandidati_fillon_e_vazhdon_fushatën
Kandidati konservator për president të Francës, Francois Fillon, ka shprehur sot përkushtim për të mbetur në garë, përkundër asaj që ai e cilësoi si qëllim të një gjyqtari për ta vënë atë nën hetime formale për dyshime lidhur me keqpërdorim të fondeve publike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 01, 2017 18:54 Europe/Tirane
  • Përkundër akuzave, kandidati Fillon e vazhdon fushatën

Kandidati konservator për president të Francës, Francois Fillon, ka shprehur sot përkushtim për të mbetur në garë, përkundër asaj që ai e cilësoi si qëllim të një gjyqtari për ta vënë atë nën hetime formale për dyshime lidhur me keqpërdorim të fondeve publike.

Ish-kryeministri, Francois Fillon, 62 vjeçar, në fillim të këtij viti ishte favorit në zgjedhjet presidenciale, pas nominimit nga Partia Republikane. Por, prej asaj kohe, Fillon ishte në shënjestër të akuzave se ai i kishte paguar bashkëshortes së tij, Penelope, dhe fëmijëve të tij, qindra mijëra euro, gjatë disa dekadave për punë të rrejshme parlamentare. Zoti Fillon tha sot se akuzat ishin “krejtësisht të llogaritura për ta ndalur kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale”. Javën e kauar, prokurorët francezë e kanë hapur hetimin e plotë lidhur me këto pretendime.