110 të vdekur në Somali
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46290-110_të_vdekur_në_somali
Kryeministri i Somalisë ka njoftuar se 110 persona kanë vdekur në një rajon të vetëm nga uria në 48 orët e fundit, përderisa thatësira e madhe rrezikon jetën e miliona njerëzve në mbarë vendin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 04, 2017 16:09 Europe/Tirane
  • 110 të vdekur në Somali

Kryeministri i Somalisë ka njoftuar se 110 persona kanë vdekur në një rajon të vetëm nga uria në 48 orët e fundit, përderisa thatësira e madhe rrezikon jetën e miliona njerëzve në mbarë vendin.

Këto janë shifrat e para që qeveria ka njoftuar, që prej se ka shpallur katastrofë kombëtare të thatësirës ditën e martë, raporton AP.Kombet e Bashkuara vlerësojnë se pesë milionë njerëz në këtë zonë kanë nevojë për ndihmë dhe kanë paralajmëruar për një krizë të madhe të urisë.