Blair do të bashkëpunojë me administratën e Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46382-blair_do_të_bashkëpunojë_me_administratën_e_trump
Mediat angleze bënë të ditur se Tony Blair ka marrë pjesë në një takim sekret në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mbi një bashkëpunim të mundshëm me Donald Trumpin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 05, 2017 16:44 Europe/Tirane
  • Blair do të bashkëpunojë me administratën e Trump

Mediat angleze bënë të ditur se Tony Blair ka marrë pjesë në një takim sekret në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mbi një bashkëpunim të mundshëm me Donald Trumpin.

Ish-kryeministri britanik thuhet se ka zhvilluar bisedime me dhëndrin e Trumpit, njëkohësisht këshilltar i lartë, Jared Kushner, me synimin për t’u bërë i dërguari i paqes në Lindjen e Mesme i Trumpit. Nëse Trumpi i akordon Blairit rolin e ri, kjo do të përbënte një rikthim të befasishëm ndërkombëtar për njeriun, reputacioni i të cilit thuajse u rrënua pas luftës së Irakut. Madje do të përbënte edhe një goditje për shpresat e Theresa May për të formuar të ashtuquajturën “marrëdhënie speciale” të sajën me Trumpin, veçanërisht teksa ish-udhëheqësi i UKIP-it, Nigel Farage është kthyer tashmë në një njeri të besuar për presidentin amerikan. Në vizitën e saj të fundit në SHBA, Theresa May doli nga vetja duke mbështetur lëvizjet e Trumpit në politikën e jashtme. Ajo kritikoi politikat e dështuara të së shkuarës, duke iu referuar qartazi Bushit, Blairit, Irakut dhe Afganistanit. Tani, paraardhësi që ajo publikisht e sulmoi në fjalën e saj në Shtëpinë e Bardhë mund të kthehet atje për të këshilluar ekipin e Trumpit në fushën e politikës së jashtme.