Irani në qendër të bisedës telefonike mes Trump dhe Netanjahut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46470-irani_në_qendër_të_bisedës_telefonike_mes_trump_dhe_netanjahut
Presidenti amerikan dhe kryeministri i regjimit sionist në një bisedë telefonike të zhvilluar dje theksuan domosdoshmërinë e përballjes me Republikën Islamike të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 07, 2017 05:12 Europe/Tirane
  • Irani në qendër të bisedës telefonike mes Trump dhe Netanjahut

Presidenti amerikan dhe kryeministri i regjimit sionist në një bisedë telefonike të zhvilluar dje theksuan domosdoshmërinë e përballjes me Republikën Islamike të Iranit.

Netanjahu dhe Trump duke përsëritur pretendimet e mëparshme, marrëveshjen bërthamore edhe një herë e kanë cilësuar të rrezikshme. Presidenti amerikan dhe kryeministri sionist, shpeshherë janë deklaruar për domosdoshmërinë e përballjes me programin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore. Netanjahu, e ka quajtur presidentin amerikan mbështetës të madh të Izraelit dhe ka kërkuar më shumë bashkëpunim me Donald Trump për eliminimin dhe zhdukjen e marrëveshjes bërthamore të arritur mes Iranit dhe grupit 5+1 në vitin 2015. Nga ana e tij Donald Trump është shprehur se nuk është i kënaqur nga marrëveshja bërthamore të cilën e ka quajtur marrëveshjen më të keqe të parë ndonjëherë. Ai gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale në Amerikë ka premtuar se me tu futur në Shtëpinë e Bardhë do ta grisë marrëveshjen bërthamore. Nga ana e tij Irani ka zbatuar me përpikmëri angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore, mirëpo Amerika e mbështetur nga regjimi sionist vazhdon të sabotojë dhe krijojë pengesa në zbatimin e kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare.