Trump shkel trashëgiminë e SHBA
Retorika anti-myslimane e presidentit Donald Trump dhe oferta e tij gjoja për t’a bërë Amerikën më të sigurt me ndërtimin e mureve, janë në mesin e disa gjërave të tjera që shkelin trashëgiminë e lashtë nga Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Donald Trump ka nënshkruar një version tjetër të urdhrit që ndalon për 90 ditë hyrjen e shtetasve nga shtatë vende me shumicë myslimane në shtetet e bashkuara të Amerikës. Nga lista është hequr Iraku, duke lënë në fuqi urdhrin tashmë për 6 vende si Irani, Libia, Somalia, Sudani ,Jemeni dhe Siria. Lajmi është bërë i ditur nga këshilltarja e presidentit amerikan Kellayne Conway, e cila konfirmoi se shtetasit e vendeve të përfshira në listë por që disponojnë leje qëndrimi nuk do të preken nga urdhri i ri. Fakti që ndryshimet do të deklarohen 10 ditë përpara se urdhri të hyjë në fuqi, pritet të evitojë skenat kaotike në aeroporte. Këshilltarja e Trump shpjegoi se vendimi për heqjen e Irakut vjen pas masave të përforcuara që kanë vënë autoritet irakiane në javët e fundit. Por ka edhe zëra që thonë se vendimi i marrë nga departamenti i shtetit dhe pentagoni është thjesht politik, pasi Bagdadi teknikisht është një vend aleat i shteteve të bashkuara. Këshilli për marrëdhëniet islamo-amerikane që është organizata më e madhe për mbrojtjen e të drejtave civile të myslimanëve në Amerikë, ka kundërshtuar dekretin e ri të presidentit amerikan Donald Trump kundër emigracionit. Nahad Avaz kreu i këtij këshilli ditën e enjte në një konferencë për shtyp në Uashington tha se duhen vazhduar përpjekjet për të anuluar verdiktin e ri të jashtëligjshëm dhe diskriminues të Donald Trump, i cili duke hequr Irakun nuk lejon futjen në Amerikë të shtetasve të 6 vendeve myslimane. Politikat e presidentit amerikan Donald Trump për emigracionin mund të sjellin dëbim kolektiv të emigrantëve, diçka që do të ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar. Kështu deklaroi komisioneri i lartë OKB-së për të drejtat e njeriut, Yeid Ra'ad al-Hussein, gjatë prezantimit të raporti të tij vjetor. Husein ngriti shqetësimin e tij për urdhrin ekzekutiv të radhës së Trump, që kërcënon me përdorimin e burgosjes, përfshirë atë të fëmijëve, diçka që mund të shkatërrojë familjet. Sipas tij, ka nevojë për lidership të fortë për tu përballur me rritjen e diskriminimit, antisemitizmit dhe dhunës kundër minoriteteve në SHBA. “Në SHBA jam i shqetësuar për manaxhimin e shumë çështjeve të të drejtave të njeriut nga administratë e re. Më shumë se 46% e amerikanëve vetëm 6 javë nga nisja e punës së Donald Trump janë shprehur të pakënaqur nga puna e presidentit të ri. Shkak për këtë është bërë vendimi i presidentit Trump i cili ka nisur përpjekjet konkrete për shfuqizimin e Obamacare, ligjit për kujdesin shëndetësor, të miratuar gjatë administratës së paraardhësit të tij, Barak Obama. Republikanët e Kongresit kanë hartuar planin zëvendës të platformës aktuale, e cila do të diskutohet shumë shpejt për të kaluar më pas në procesin e votimit. Legjislacioni i prezantuar së fundmi është kritikuar nga demokratët, të cilët shprehen se me këtë platformë, 30 milionë qytetarë do të humbasin kujdesin shëndetësor. Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan kanë paraqitur planin e shumë-pritur për të shfuqizuar ligjin për kujdesin shëndetësor të miratuar gjatë administratës së Presidentit Barak Obama, i cili njihet si Obamacare. Legjislacioni i propozuar parashikon një sërë ndryshimesh thelbësore, i cili është kritikuar menjëherë nga demokratët.