Japonia i përgjigjet negativisht kërkesës së Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46792-japonia_i_përgjigjet_negativisht_kërkesës_së_trump
Tokio e quajti “të papranueshme” kërkesën e presidentit amerikan Donald Trump, që Amerika të ketë qasje më të madhe në tregun japonez të automobilave.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 11, 2017 16:30 Europe/Tirane
  • Japonia i përgjigjet negativisht kërkesës së Trump

Tokio e quajti “të papranueshme” kërkesën e presidentit amerikan Donald Trump, që Amerika të ketë qasje më të madhe në tregun japonez të automobilave.

Që prej ardhjes së tij në pushtet, Donald Trump i ka shtuar presionet ekonomike ndaj Japonisë dhe pasi kërkoi kontrollimin e kursit të Yen-it japonez, tashmë po ushtron presion ndaj autoriteteve japoneze për të shtuar praninë e kompanive amerikane në tregun japonez të automobilave. Këtë çështje, administrata amerikane e ka shtruar edhe në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe ky veprim ka irrituar Tokion. Gjithashtu, Uashingtoni ka akuzuar qeverinë japoneze se subvencionon produktet bujqësore japoneze në dëm të produkteve amerikane. Gazeta zyrtare japoneze “Japan Today”, duke cituar ministrin japonez të tregtisë Jushihida Suga, shkruan: “Tokio i ka hedhur poshtë ankesat e Uashingtonit në OBT dhe përsëritjen e kërkesave për favorizimin e produkteve amerikane në tregun japonez e konsideron të papranueshme”.