Politikat e Trump mbi emigracionin janë shtypëse e diskriminuese
Ministri i jashtëm i Kubës i cilësoi shtypëse dhe diskrimunese politikat e presidentit amerikan në fushën e emigracionit.
Siç raporton rrjeti informativ Hispan TV, Bruno Rodriguez, ministër i jashtëm i Kubës, duke folur në takimin e 22 të ministrave të vendeve të Karaibeve, që po organizohet në Havana, deklaroi se vendet e këtij rajoni duhet të përgatiten për të kundërshtuar politikat tensionuese të presidentit amerikan i cili me dekretet e tij ekzekutive kundër emigrantëve po çon në izolimin e SHBA dhe po diskriminon shtetasit e vendeve të tjera. Ndërtimi i murit në kufirin mes SHBA dhe Meksikës do të ndikojë negativisht në ekonominë e vendeve të Amerikës Latine dhe të Karaibeve, prandaj këto vende duhet të mbajnë qëndrim serioz ndaj këtij veprimi, deklaroi shefi i diplomacisë së Kubës.