Takimi i MEK në Amerikë dhe lëvizja e tij qesharake
https://parstoday.ir/sq/news/world-i46820-takimi_i_mek_në_amerikë_dhe_lëvizja_e_tij_qesharake
Grupi terrorist Muxhahedin-e-Khalk në një veprim të koordinuar me politikat e Amerikës, organizoi në Uashington një takim ku ka kërkuar që garda revolucionare Sepah të kategorizohet organizatë terroriste.
(last modified 2025-09-04T21:16:49+00:00 )
Mars 12, 2017 06:30 Europe/Tirane

Grupi terrorist Muxhahedin-e-Khalk në një veprim të koordinuar me politikat e Amerikës, organizoi në Uashington një takim ku ka kërkuar që garda revolucionare Sepah të kategorizohet organizatë terroriste.

Me anë të kësaj kërkesë grupi terrorist MEK ndjek qëllime strategjike në përputhje me politikat e Amerikës. Koordinimi dhe bashkëpunimi i Amerikës me grupin terrorist MEK ka një histori të gjatë. Amerika ka marrëdhënie të afërta dhe bashkëpunim me grupin terrorist MEK dhe shembull i këtij bashkëpunimi është transferimi i anëtarëve të këtij grupi nga Iraku për në Shqipëri dhe dhënia e ryshfeteve për disa senatorë amerikanë që ata të mbajnë fjalime në takimet e MEK. Grupi terrorist MEK pasi kreu disa krime dhe akte terroriste kundër popullit dhe zyrtarëve të Republikës Islamike të Iranit në vigjilje të fitores së revolucionit islamik, shkoi në Paris dhe me nisjen e luftës së imponuar të Irakut kundër Iranit, u transferua në Irak. Në vitet 1991 dhe 1992 diktatori irakian Sadam Husein, përdori terroristët e MEK për të shtypur kurdët dhe për të kryer gjenocid ndaj etnisë kurde të Irakut. Terroristët e MEK në bashkëpunim me Sadamin kanë vrarë masivisht me mijëra gra dhe fëmijë. Mirëpo në kohën kur Sadami u rrëzua pas sulmit të Amerikës në Irak, grupi terrorist MEK u vendos nën mbrojtjen dhe mbështetjen e Amerikës dhe për një kohë u transferua nga kampi Ashraf për në kampin Liberty në afërsi të Bagdadit. Pas kundërshtimit që bëri qeveria e Irakut dhe si rezultat i premtimeve të lobeve amerikane dhe angleze, ky grup terrorist u transferua nga Iraku për në Shqipëri. Për vite me radhë grupi terrorist MEK ka qenë aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i disa vendeve evropiane. Për një kohë të gjatë grupit terrorist MEK ka ekzistuar në listën e grupeve terroriste të Amerikës, mirëpo që nga koha kur ky grupi nisi të jetë në shërbim të qëllimeve dhe objektivave të Amerikës kundër Iranit, emri i tij u hoq nga lista e grupeve terroriste edhe pse karakteristika terroriste e këtij grupi nuk ndryshoi aspak. Eksperti i njohur politik Saleh Eskanderi thotë: Me gjithë faktet dhe dokumentet e pamohueshme rreth veprimeve dhe akteve terroriste të MEK, ish sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Ramsfeld, më 25 qershor të vitit 2004, anëtarët e grupi terrorist MEK i shpalli persona të mbrojtur. Në korrik të vitit 2010 një prej gjykatave në Uashington DC, e ka quajtur të gabuar mbajtjen e emrit të MEK në listën amerikane të grupeve terroriste. Pas 15 vitesh në vitin 2012, Amerika hoqi emrin e grupit MEK nga lista e Uashingtonit për grupet terroriste. Gjatë gjithë këtyre viteve, amerikane gjithmonë janë munduar që MEK ta mbajnë dhe shfrytëzojnë si një alternativë tjetër. Me veprimet e tij në Irak, MEK ka treguar se ai mund të përdoret si grup mercenarësh nga Amerika për realizmin e qëllimeve dhe objektivave kundër Iranit. Nga ana tjetër grupi terrorist MEK, duke shfrytëzuar mundësitë që Amerika dhe disa vende evropiane i kanë dhënë atij, mundohet të fshehë fytyrën e tij reale. Një takim i ngjashëm si ai i Uashingtonit, u mbajt korrikun e kaluar në Paris, Turki Fejsal, ish kreu i shërbimit sekret të Arabisë Saudite ishte një prej të pranishmëve në takimin e MEK në Paris. Me mbështetjen e tij, në Paris u bënë të qarta disa nga projektet e reja të MEK kundër Iranit. Lëvizjet e MEK dhe mbështetja e hapur dhe  e fshehur e Amerikës për këtë grup, tregon së Uashington vazhdon të jetë mbështetës i grupeve terroriste dhe për Amerikën nuk bën dallim se ky grup terrorist është MEK apo ndonjë grup tjetër terrorist si ISIS.