Bashkëshortja e Trump ka simpatizantë më shumë se Trump!
Sondazhet tregojnë se zonja e parë e Amerikës ka numër më të madh të simpatizantëve se sa vet presidenti amerikan.
Rezultatet e sondazhit të bërë nga instituti për hulumtime CNN/URC, kanë treguar se numri i simpatizantëve të Melania Trump është shtuar me 16% që nga koha kur bashkëshorti i saj ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë. Agjencia e lajmeve Afkar News njoftoi se simpatia dhe popullariteti i Melania Trump para ceremonisë solemne të marrjes së mandatit presidencial nga ana e Donald Trump në Amerikë, ka qenë 36% , ndërsa tani ky popullaritet është rritur deri në 52%. Gjithashtu niveli i pakënaqësisë ndaj zonjës së parë të Amerikës është reduktuar në 32%. Një prej karakteristikave interesante të këtij sondazhi është kjo që niveli i simpatisë së meshkujve ndaj Melania Trump është më i madh se sa i femrave.