Zbulohet dosja tatimore e Donald Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47038-zbulohet_dosja_tatimore_e_donald_trump
Donald Trump presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar ashpër ndaj zbulimit të dosjes së detyrimeve tatimore së tij.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 15, 2017 03:10 Europe/Tirane
  • Zbulohet dosja tatimore e Donald Trump

Donald Trump presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar ashpër ndaj zbulimit të dosjes së detyrimeve tatimore së tij.

Rachel Maddow e MSNBC, ka treguar se ka zbuluar deklaratën tatimore të Trump, nga viti 2005. Në emisionin e saj, Maddoë tha se deklarata tatimore e vitit 2005 u gjet prej gazetarit fitues të Pulitzer Prize, David Cay Johnston. Ajo zbuloi gjithashtu se, referuar deklaratave tatimore, presidenti amerikan ka paguar vetëm 38 milionë dollarë taksa, nga 150 milionë që kishte deklaruar se kishte paguar. Shtëpia e Bardhë reagoi e zemëruar, pasi sipas tyre, publikimi i deklaratave tatimore është i paligjshëm. “Ju jeni të dëshpëruar për vlerësime, përderisa shkelni ligjin për të nxitur një histori të deklaratave tatimore, të një dekade më parë”, reagoi live, një zyrtar i indinjuar i Shtëpisë së Bardhë. Duke reaguar ndaj këtij Lajmi shtëpia e bardhë deklaroi se kanali MSNBC, me të tilla lajme mundohet të thithë sa më shumë teleshikues. Të tilla media mund të vazhdojnë punën e tyre në këtë formë me mashtrime mirëpo presidenti amerikan do të vazhdojë punën për reformimin e sistemit tatimor në interes të shtetasve amerikanë, thuhet në reagimin e Shtëpisë së Bardhë. Një pjesë e dosjes së tatimeve të Donald Trump është publikuar në kohën kur më herët me gjithë kërkesën e medias dhe senatorëve demokratë, presidenti amerikan nuk ka pranuar zbulimin e kësaj dosjeje. Deri më sot nuk ka ndodhur ndonjëherë që presidenti amerikan të fshehë dosjen e tij të tatime nga syri i opinionit publik.