Organizimi i zgjedhjeve në Hollandë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47100-organizimi_i_zgjedhjeve_në_hollandë
Sot hollandezët u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur 50 deputetët e parlamentit të ardhshëm të vendit. Hollandezët iu janë drejtuar sot kutive të votimit, në një proces zgjedhor i cili nga njëra anë shihet si një test kundër frymës  anti emigrantëve dhe nga ana tjetër ky proces po mbahet në kulmin e një debati dhe tensioni me Turqinë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 15, 2017 16:42 Europe/Tirane
  • Organizimi i zgjedhjeve në Hollandë

Sot hollandezët u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur 50 deputetët e parlamentit të ardhshëm të vendit. Hollandezët iu janë drejtuar sot kutive të votimit, në një proces zgjedhor i cili nga njëra anë shihet si një test kundër frymës  anti emigrantëve dhe nga ana tjetër ky proces po mbahet në kulmin e një debati dhe tensioni me Turqinë.

Gjithashtu zgjedhjet në Holandë, të cilat do të pasohen edhe në vende të tjera si Franca dhe Gjermania vijnë në kohën e pikëpyetjeve të mëdha sa i përket të ardhmes së Bashkimit Europian. Rreth 13 milionë votues do të përcaktojnë se cila parti do të fitojë shumicën parlamentare. Sipas sondazheve të fundit, partia e qendrës  së djathtë e kryeministrit në detyrë  Mark Rutte VVD ndodhet në një epërsi të vogël ndaj asaj anti islame dhe anti evropiane e Geert Wilders PVV ose Partia e Lirisë. Qendrat e votimit në të gjithë vendin u hapën sot në orën 07:30 të mëngjesit dhe do të mbyllen në 9 të darkës.