Evropa qetësohet nga zgjedhjet e Hollandës
Kryeministri Mark Rutte, triumfoi në zgjedhjet e përgjithshme në Holandë, duke shënuar një fitore të parë në Evropë ndaj populizmit, megjithëse rivali i tij Geert Wilders u rendit pas tij.
Rutte i drejtohet kështu mandatit të tij të tretë, duke u konfirmuar si një prej politikanëve më të suksesshëm në Holandë. 50-vjecari drejton partinë e tij VVD që prej 2006-s dhe vendin që prej 2010-s, duke qenë arkitekti i kapërcimit të krizës ekonomike. Mesazhi i tij liberal i bashkimit dhe tolerancës bindi shumicën e holandezëve që votuan për vazhdimësinë e politikave të tij. Europa po fle sonte e qetë, pas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, që u mbajtën në Holandë, për shkak të frikës së fitores së linjës anti BE. Partia e kryeministrit Mark Rutte fitoi zgjedhjet, ndërsa sondazhet dështuan edhe në këtë vend. Ai morri 31 deputetë nga 150. Ky rezultat e qetëson Holandën dhe Evropën, se mbase suksesi i populistëve do të ndalet këtu, kur testi i radhës dhe frikës tashmë është me zgjedhjet presidenciale në Francë. Në fjalimin e firtores, para mbështetësve të tij, Rutte nuk i fshehu emocionet dhe foli për qëndrimin pro Bashkimit Europian. Është një mbrëmje e rëndësishme për të gjithë Europën, pas Brexit dhe zgjedhjeve amerikane, Holanda i tha jo populizmit”, deklaroi Rutte. Ai vlerësoi numrin e madh të votuesve në zgjedhje, ndërsa mori edhe urimet e para nga zyrtarët në Bruksel dhe nga vendet e rëndësishme të unionit, si Gjermania dhe Franca. Ndërkohe partia e Lirisë, e politikanit anti-BE dhe anti-islamik, Gert Wilders, renditet e dyta me 19 deputetë, katër më shumë se zgjedhjet e fundit. Ajo e ndan vendin e dytë me dy parti të tjera, që kanë marrë po nga 19 deputetë. Analistët thonë se ndarja e madhe e votës holandezë në këto zgjedhje, duket se do ti komplikojë disi bisedimet për koalicionin, por Wilders padyshim nuk është pjesë e ekuacionit, ndërsa Rutte me plot të drejtë do të kërkojë mandatin e tretë.