Shtëpia e Bardhë kërkon falje për pretendimet kundër Londrës
Uashingtoni është tërhequr nga pretendimet e tij se Londra ka kryer përgjime ndaj presidentit amerikan Donald Trump.
Shtëpia e Bardhë duket se ka vënë mend dhe ka premtuar se nuk do të përsërisë më pretendimet se një agjenci britanike spiunazhi ka përgjuar presidentin Donald Trump, sipas asaj që ka njoftuar qeveria britanike gjatë kësaj të premteje. Marrëveshja ka ardhur pasi Sekretari i Shtëpisë së Bardhë për Shtypin, Sean Spicer bëri publik pretendimin demaskues në përpjekje për të mbrojtur sugjerimet e mëhershme të Trumpit, se ish-presidenti Barack Obama kishte përgjuar kullën “Trump”. Vet Trumpi nuk ka dhënë ndonjë provë që mbështet pretendimin e tij, ndërsa disa ligjvënës kanë thënë se nuk ekzistojnë të tilla prova. “Doëning Street” njoftoi se ambasadori britanik në Uashington, Kim Darroch ka folur drejtpërdrejt me Sekretarin e Shtypit, Sean Spicer, ndërsa edhe këshilltari i kryeministres May për Sigurinë Kombëtare, Mark Lyall Grant ka komunikuar me njerëzit e administratës së Trumpit për t’i dhënë fund këtyre pretendimeve. Spicer theksoi të enjten se akuzat e Trumpit në “Tëitter”, se presidenti Barack Obama kishte përgjuar telefonin e tij në tetor ishin duke iu referuar një “mbikëqyrjeje” më të gjerë sesa përgjimi në vetvete.